Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi të dhënat e certifikatave nuk përkonin me të dhënat e regjistruara në sistem. Blerësi i mishit të pulës të importuar nga kompania ZICO sh.a., është njoftuar se ky produkt duhet të kthehet në në vendin e origjinës. Kjo porosi është bërë para datës 3 shtator kur Shqipëria mori vendimin të bllokojë marrëdhëniet tregtare me Brazilin për mishin e shpendëve dhe të gjedhëve. Ndërkohë, AKU ka ulur traun në doganë edhe për një tjetër ngarkesë 25 ton produkte gruri dhe hime në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim. saktësisht është marrë masë me...