Pamjet e asteroidit që u godit për të testuar mbrojtjen e Tokës zbulojnë një krater sa një stadium
BBC Pamjet e para të asteroidit Dimorphos, të goditur qëllimisht nga një anije kozmike e NASA-s në vitin 2022, kanë zbuluar një krater me përmasa pothuajse sa vetë asteroidi. Misioni evropian Hera po studion pasojat e përplasjes për të kuptuar se sa efektive është kjo metodë në devijimin e asteroidëve që mund të kërcënojnë Tokën. Pamjet e para të asteroidit Dimorphos, ku NASA përplasi qëllimisht një anije kozmike në vitin 2022, kanë zbuluar përmasat e mëdha të dëmit në sipërfaqen e tij. Krateri i krijuar nga goditja është pothuajse po aq i madh sa vetë asteroidi. Përplasja ishte pjesë e një eksperimenti për mbrojtjen planetare. Dimorphos nuk përbënte kërcënim për Tokën, por NASA synonte të testonte nëse një anije kozmike mund të ndryshonte trajektoren e...
Burimi:
syri.net