Çfarë ruan në arkivën e tij për Ramën? Gazetari Artan Hoxha: Më akuzojnë se doja të rrëzoja kryeministrin
Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me materialet që disponon për eksponentët më të lartë të pushtetit. Hoxha ka lënë të kuptohet se në arkivën e tij personale ndodhen informacione ende të papublikuara, që prekin mazhorancën deri në nivelin e kryeministrit Edi Rama. “Unë sot jam problem jo për ato që kanë dalë, por për ato që s’kanë dalë”, deklaroi gazetari. I pyetur nga Nikoll Lesi nëse disponon ende fakte të papublikuara, Hoxha u përgjigj se ka më shumë materiale nga ato që nuk kanë dalë sesa nga ato që janë bërë publike deri më sot. Pjesë nga debati: Lesi: Ke prapë fakte?...
Burimi:
kohajone.com