”Një burrë mund të jetë i butë dhe i fortë”, Kreshnik Behrami thyen stereotipat në rrugën drejt ”Mister Universe”
Kosova përfaqësohet për herë të parë në konkursin ndërkombëtar të bukurisë për meshkuj, Mister Universe, i cili zhvillohet nga 22 deri më 29 nëntor në Los Angeles, Kaliforni. Kreshnik Behrami, 31-vjeçari shqiptar që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrëfyer në “Inspire Podcast” të Alketa Vejsiut emocionet e këtij përfaqësimi historik, sfidat e industrisë së bukurisë dhe paragjykimet me të cilat është përballur. “Ne si shqiptarë kemi me të vërtetë shumë vlera. Një ndër vlerat tona është besnikëria. Mendoj që një burrë mund të jetë edhe i butë, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe i fortë. Shpresoj që përmes meje ta përcjell këtë si një vlerë shqiptare”, u shpreh ai. Mister Kosova pranoi se fillimisht i druhej paragjykimeve...
Burimi:
kohajone.com