Zërat për përplasje me produksionin/ Cili do jetë “fati” i Arbana Osmanit në “Ferma Vip”?

Zërat për përplasje me produksionin/ Cili do jetë “fati” i Arbana Osmanit në “Ferma Vip”?

Arbana Osmani pritet të rikthehet në drejtimin e “Ferma VIP” edhe për sezonin e ardhshëm. Pas javësh pikëpyetjesh dhe raportimesh për mosmarrëveshje mes moderatores dhe produksionit, duket se palët kanë vendosur të vijojnë bashkëpunimin. Sipas burimeve të Prive By LS, Arbana Osmani do të jetë sërish në krye të spektaklit, duke konfirmuar kështu vazhdimësinë e saj në këtë format për një tjetër sezon. Pas përfundimit të edicionit të fundit, në media u raportua për mospajtime mes moderatores dhe produksionit, çka ngriti dyshime për një largim të mundshëm të saj. Tashmë, sipas informacioneve të publikuara, këto paqartësi duket se janë kapërcyer. Vëmendja pritet të përqendrohet te përgatitjet për sezonin e ri, risitë që do të sjellë formati dhe personazhet që do të bëhen pjesë e tij.