NGA TEUTA NË RINGUN E TITAN FIGHTS 7, FABIO NDOJI FITON DUELIN
Fabio Ndoji ka fituar përballjen e tij në edicionin e shtatë të Titan Fights. Për sportistin shqiptar të Teuta Academy, kjo fitore ka një domethënie të veçantë. Emri i aktivitetit lidhet prej vitesh me Durrësin dhe me akademinë ku ai stërvitet. Ndoji ka folur edhe vetë për përvojën e tij në ring. Në një intervistë të janarit, kur u pyet për duelet e mëparshme, ai veçoi tri ndeshje për mënyrën se si përfunduan. “Tre ndeshje i kam mbyllur për 30 sekonda”, tregoi sportisti. Në fund të majit, Teuta Academy e prezantoi Ndojin si një nga talentet e ekipit, kur njoftoi përballjen e tij me Almedin Sarajlijën. Dueli ishte planifikuar për 5 qershor në sheshin “Italia” në Tiranë. Në njoftimin para ndeshjes, klubi durrsak vuri në...
Burimi:
ntv.al