Gjykata e Lartë prish vendimin për Luiz Ejllin, çështja kalon për rigjykim në Apel

Gjykata e Lartë prish vendimin për Luiz Ejllin, çështja kalon për rigjykim në Apel

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për shpalljen të pafajshëm të këngëtarit Luiz Ejlli për çështjen e falsifikimit të aktit noterial dhe justifikimit të një shume prej 210 mijë eurosh. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë e ka dërguar çështjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese. Në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën. Ejlli ishte deklaruar më...