Dosja e 210 mijë eurove, prishet vendimi që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin

Dosja e 210 mijë eurove, prishet vendimi që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Lartë ka rikthyer në gjykim çështjen penale ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, duke prishur vendimin e Apelit të Tiranës që e kishte shpallur të pafajshëm për falsifikim dokumentesh. Dosja do të shqyrtohet sërish nga një tjetër trupë gjykuese në Apel. Çështja lidhet me falsifikimin e një akti noterial dhe justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh. Sipas akuzës, në kohën kur i ishte hequr licenca e noterit, Ejlli kishte vijuar të përdorte vulën noteriale. Në tetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e dënoi këngëtarin me një vit burgim. Ndërsa Fatmir Abdurramani, i përfshirë gjithashtu në këtë çështje, u dënua me 18 muaj burg. Por në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës...