Si mund të vriten shqiptarët?

Si mund të vriten shqiptarët?

Nga Lorenc VangjeliMbasdite në Tiranë. As e premte dhe as e shtunë. Skaji verior i ish-bllokut. Rruga që mban emrin e një formacioni partizan të Luftës së dytë Botërore, Brigada e VIII, zhvillohet zhurmshëm një nga episodet e luftës së përditshme me trafikun. Një ambulancë me sirenat buçitëse ecën me hap breshke topalle. “Brigada e VIII” është një kalimshe, ngushtuar sa për të kaluar një makinë e vetme. Trotuarët janë zgjeruar dhe kufizohen anash nga cilindra mermeri. Ajo përfundon në një gjysmë kryqëzimi që të nxjerr tek rruga lidhëse mes shkollës Edith Durham dhe urës së Lanës tek drejtoria e policisë. Një motor i madh imiton me bori sirenën e ambulancës. Makina para saj e ka të pamundur të hapë rrugën e ta lejojë të...