“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

Sulmuesi portugez i Monzës, Gustavo Varela, ka vendosur një rekord në futbollin italian, duke u bërë lojtari i tretë në 50 vitet e fundit që arrin kuotën dyshifrore të golave në 11 paraqitjet e tij të para në Serie A. Para tij, një arritje të tillë e kishin regjistruar vetëm dy emra të njohur, Vincenzo Montella në vitin 1997 dhe Diego Milito në vitin 2008. Ky shpërthim u konfirmua edhe në fitoren e fundit të Monzës përballë Fiorentinës, ku Varela ishte protagonist absolut me një dopietë vendimtare. Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi u shpreh i lumtur në mikrofonat e “DAZN” për formën e që po kalon. “Nuk mund ta besoj atë që po bëj, kthehem në shtëpi, mbyll sytë dhe nuk e besoj, pasi futbolli...