Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Kompania teknologjike Nvidia, riktheu në postin e drejtorit ekzekutiv Jensen Huang, edhe pse para pak ditësh u shkarkua. Kujtojmë se shkarkimi erdhi për shkak të skandalit të marrëdhënieve jashtëmartesore, përfshirë edhe një grua që dyshohet se ishte spiune e Kinës. Mirëpo, rikthimi i Huang ka rezultuar mjaft pozitiv për lojtarët e basteve, që lidhet drejtpërdrejt me kompaninë në fjalë. Me një bast prej 20 mijë dollarësh për një ngjarje që tregu e konsideronte pothuajse inekziistente dhe të pamundur, plotë 16 llogari në “Polymarket” fituan rreth 350 mijë dollarë, e gjithë kjo pasi Nvidia riktheu Huang për të udhëhequr punën. Kjo llogaritje është bërë nga “Bubblemaps”, një kompani që analizon lëvizjet e parave. Ndërsa kjo analizë lidhet me bastet e vendosura në këtë platformë, mes ditës...