Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë
Pse një televizor që kushton 500 euro duket më tërheqës kur reklamohet me mbishkrimin “Nga 1 mijë euro, tani 500 euro – 50% ulje”, edhe pse çmimi përfundimtar është i njëjtë? Po çfarë ndodh kur pranë ofertës shfaqet një numërues që tregon kohën e mbetur ose njoftimi se kanë mbetur vetëm pak produkte? Pas këtyre strategjive tregtare fshihen mekanizma psikologjikë që ndikojnë në vendimmarrjen e konsumatorëve. Black Friday, e cila nga një ditë e vetme uljesh është shndërruar në një periudhë të gjatë ofertash, është një shembull tipik i ndërthurjes së ekonomisë, emocioneve dhe ndikimit shoqëror në sjelljen e blerësve. Mekanizmat që ndikojnë në këto vendime shpjegohen nga Jorgos Siomkos, profesor i Marketingut në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës. Sipas tij, një nga...
Burimi:
javanews.al