6 vite pas vdekjes së Maradonës, rritet pritshmëria për vendimin e gjykatës

6 vite pas vdekjes së Maradonës, rritet pritshmëria për vendimin e gjykatës

6 vite pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, më 25 nëntor 2020, vëmendja është përqendruar te gjyqi historik që do të përcaktojë nëse 6 profesionistë të shëndetësisë mbajnë përgjegjësi për vdekjen e legjendës argjentinase. Vendimi pritet më 22 dhjetor. Maradona u shtrua më 11 nëntor 2020 në një banesë private në Tigre, pranë Buenos Airesit, për të marrë trajtim mjekësor. 14 ditë më vonë u gjet i pajetë, pas rreth 12 orësh pa kontrolle mjekësore, pavarësisht përkeqësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore. Gjyqi i dytë nisi në prill 2026, pasi procesi i parë u anulua për shkak të skandalit me gjyqtaren Julieta Makintach, e cila kishte marrë pjesë në realizimin e një dokumentari të paautorizuar gjatë gjykimit. 6 të akuzuarit janë neurokirurgu Leopoldo Luque, koordinuesja...