Jannik Sinner operohet në gju, 5 muaj jashtë fushave dhe mungon në Australian Open
24 Nëntor 2026 14:30 Telesport Tenisti italian Jannik Sinner i është nënshtruar sot me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe, sipas raportimeve, procedura ka shkuar sipas planit. Operacioni është kryer nga një prej specialistëve më të mirë në botë për kirurgjinë te sportistët. Operacioni konsiston në një zgjatje të brezit iliotibial, procedura më pak invazive dhe më pak traumatike për të trajtuar problemin dhe për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Tani fillon faza më delikate: rehabilitimi. Vlerësimet fillestare sugjerojnë një periudhë rikuperimi prej rreth tre muajsh, një afat kohor që praktikisht e përjashton pjesëmarrjen e Sinner në fillim të sezonit të ardhshëm. Pra, ai do të humbasë grand slamin e Australiann Open, i cili zhvillohet në janar. Sinner, aktualisht numri 2 në botë, pritet të rikthehet...
Burimi:
telesport.al