Ambasadori amerikan shkon në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

Ambasadori amerikan shkon në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe Joni Ketën

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho. Po ashtu mësohet se Wendt ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Kjo nuk është hera e parë Wendt ka qenë në ambientet e SPAK. Edhe më 10 tetor, Wendt ishte në ambientet e Strukturës së Posaçme. Ambasada theksoi në atë kohë në njoftimin e saj se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump. Por duhet pranuar se ambasadori i ri Eric Wendt nuk është ambasador dosido, por një ish-ushtarak i lartë që njeh korrektesinë dhe vendosmerinë në zbatimin e ligjit.