Atentati ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, makina e vjedhur 3 vite më parë në Suedi
Detaje të reja dalin nga hetimet për atentatin e dyfishtë në Fier, ku u vranë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Autorët dyshohet se kishin organizuar me kujdes ekzekutimin, duke përdorur një automjet të vjedhur në Suedi, targa të dyshuara të falsifikuara dhe një arsenal prej katër armësh zjarri. Automjeti tip “Volvo”, i cili u gjet i djegur në fshatin Dërmenas pas atentatit, rezulton të jetë denoncuar si i vjedhur në Suedi në vitin 2023. Sipas verifikimeve, makina kishte hyrë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Morinës, nga Kosova. Dyshime ka edhe për targat që mbante automjeti. Ato rezultojnë të prodhuara me material plastik dhe të mbivendosura, ndërsa dyshohet se ishin dubluar nga targat e një automjeti tjetër të së njëjtës markë,...
Burimi:
ntv.al