Djali i liderit çeçen raportohet se ka marrë shtetësinë serbe
Ali Kadyrov, djali 19-vjeçar i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka marrë shtetësinë serbe dhe tani mund të udhëtojë pa viza nëpër Evropë, njoftoi organizata joqeveritare ruse, Fondacioni për Luftën kundër Korrupsionit. Sipas hulumtimit të kësaj organizate, i riu mori shtetësinë me një vendim të Qeverisë së Serbisë, të datës 10 korrik 2025, me emrin Ali Ramzanoviç Musaev. Në vendimin e Qeverisë, të publikuar në Gazetën Zyrtare, si emër i babait të Musaevit figuron Ramzan. Në vendim thuhet, gjithashtu, se i riu ka lindur më 14 dhjetor 2006 në Centoroj të Rusisë dhe se ka shtetësi ruse. Fondacioni për Luftën kundër Korrupsionit tha se të gjitha të dhënat, përveç mbiemrit, përputhen me ato të Ali Kadyrovit. Media online Agencija shkruan se, para se ta merrte shtetësinë...
Burimi:
syri.net