Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati
Katër persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës. Sipas raportimeve të mediave, Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj dyshohet se i kanë ofruar ndihmë pas krimit të dyshuarit kryesor, Albert Sylaj, ndërsa Nurije Sylaj, ish-vjehrra e viktimës, dhe Driton Sylaj, ish-kunati i saj, dyshohen për nxitje të vrasjes. Ndaj dy personave të parë po zhvillohen hetime për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale. Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe Prokuroria janë kontaktuar për konfirmim zyrtar të arrestimeve. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë, pak minuta pasi kishte raportuar dhunën në familje në stacionin policor. Albert Sylaj, ish-kunati i saj dhe i dyshuari për vrasjen, ishte arrestuar...
Burimi:
gijotina.com