Kukës/ Tentuan të merrnin peng 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxhai dhe nipi
Dy persona, xhaxha e nip, janë kapur dhe ndaluar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se tentuan të merrnin me forcë një 42-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar disa orë më parë. Në pranga kanë rënë shtetasit S. J., 45 vjeç dhe S. J., 24 vjeç, banues në Gjinaj të Hasit, të cilët ishin shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur më 20 nëntor 2026. Sipas hetimeve, konflikti mes tyre dhe 42-vjeçarit V. D. ka nisur për motive të dobëta. Disa orë më vonë, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se xhaxha e nip i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, i shoqëruar nga një punonjës policie. Ata dyshohet se kanë tentuar ta marrin me forcë, duke e goditur me sende të forta...
Burimi:
gijotina.com