SYRI TV/ Debat mes SPAK dhe avokatëve për operacionin, Veliaj: Nuk dua të bëj botoks, por operacion

SYRI TV/ Debat mes SPAK dhe avokatëve për operacionin, Veliaj: Nuk dua të bëj botoks, por operacion

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur edhe në sallën e GJKKO-së, ku këtë të martë u zhvillua seanca e radhës për dosjen ndaj kryebashkiakut. Erion Veliaj nuk u paraqit në seancë, me argumentin se kishte probleme shëndetësore për shkak të dëmtimit të këmbës. Ky pretendim u kundërshtua nga prokurorët Olsi Dado dhe Altin Dumani, të cilët argumentuan se, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk e pengonte pjesëmarrjen në seancë. Veliaj kërkoi që të ishte gjykata ajo që të merrte një vendim për ndërhyrjen kirurgjikale, duke u shprehur se nuk dëshiron të operohet në spitalin e përcaktuar nga Drejtoria e Burgjeve, por në një spital privat në Tiranë, të zgjedhur nga familja e tij. Gjykata e...