No Image Available

Ambasadori amerikan zbarkon në SPAK, vizita e tretë brenda pak javësh

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një tjetër vizitë në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, SPAK. Ai ka mbërritur i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe zyrtarë amerikanë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi temën e takimit. Kjo është vizita e tretë e Wendtit në SPAK brenda një periudhe të shkurtër. Ambasadori ishte paraqitur në ambientet e institucionit edhe më 10 tetor, ndërsa më 6 tetor kishte zhvilluar takime me drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend. Gjatë vizitave të mëparshme, Ambasada Amerikane kishte theksuar se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet kryesore të administratës së Presidentit Donald Trump. Në njoftimin e saj, ambasada kishte vënë në dukje...