Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Reagon sindikata e fermerëve: Çmimi i vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë/litër, jo 350 lekë

Çmimi aktual i shitjes direkte të vajit të ullirit nga fermeri është 500 lekë për litër. Nënkryetari i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar në Shqipëri, Ardit Bali ka reaguar ndaj publikimeve sipas të cilave vaji i ullirit në zonat e Lushnjës, Beratit, Fierit dhe Elbasanit po tregtohet me 350 lekë për litër. Ai tha se këto informacione dëmtojnë interesat e fermerëve shqiptarë. “Në çdo fabrikë që të shkosh, është e sigurt që nuk do të gjesh vaj me 350 lekë. Minimumi do të jetë 500-600 lekë. Kjo është një dëmtim i drejtpërdrejtë që u bëhet fermerëve shqiptarë”, u shpreh Bali. Sipas nënkryetarit të sindikatës së Fermerëve të Bashkuar në Shqipëri, Ardit Bali raste të tilla mund të lidhen me fabrikat apo grumbullues të veçantë, teksa...