Bojkoti i avokatëve, rrëzohet nisma e Blushit për ndryshime ligjore/ Haxhia: Të menaxhojnë sistemin, jo të mbyllin dyert

Bojkoti i avokatëve, rrëzohet nisma e Blushit për ndryshime ligjore/ Haxhia: Të menaxhojnë sistemin, jo të mbyllin dyert

Me 7 vota kundër, asnjë pro dhe asnjë abstenim, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik rrëzoi në parim projektligjin e propozuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për ndalimin e bojkotit të avokatëve në rastet kur ai pengon zhvillimin e proceseve gjyqësore. Nisma për ndryshimin e ligjit nr. 55/2018, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, u shoqërua me debate mbi pavarësinë e avokatisë, funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe garantimin e të drejtave të personave në paraburgim. Në argumentimin e projektligjit, Blushi deklaroi se konflikti ndërmjet Gjykatës së Posaçme dhe Dhomës së Avokatisë kishte sjellë shtyrjen e afro 700 seancave gjyqësore, duke cenuar të drejtat e qytetarëve që presin drejtësi. “Ky projektligj synon të vendosë një...