Grupi i PS shkon në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Grupi i PS shkon në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 11:00, do të mbajë një konferencë për shtyp nga ambientet e Kuvendit. “Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan Spiropali. Deputetja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me vendimin e përjashtimit, ndërsa pritet që gjatë konferencës për shtyp të bëjë publik qëndrimin e saj mbi zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është tkurrur në 81 deputetë, nga 83 që fitoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pas përjashtimit të Elisa Spiropalit. Vendimi erdhi pas deklaratave të Edi Ramës në Asamblenë Kombëtare të PS-së në...