‘Harruam skarpatat’/ Qeveria rrit me 40 mln euro koston e rrugës Elbasan Qafë-Thanë
Zgjerimi i aksit rrugor Elbasan–Qafë Thanë vijon të rëndojë faturën e buxhetit të shtetit me kosto të reja të paparashikuara. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur një tjetër tender me fond limit prej 3.5 miliardë lekësh ose rreth 39 milionë euro pa TVSH për mbrojtjen dhe rivitalizimin e skarpatave në segmentin Elbasan – Ura e Bushtricës. Praktikisht kjo është fatura shtesë që qytetarët shqiptarë po paguajnë për për stabilizimin e shpateve në gjithe aksin ku rruga ka shkarë. "Këto janë punime të specializuara të masave inxhinierike dhe janë të kushtueshme. Praktikisht, ky është rregullim dëmesh nga punët e mëparshme të të gjithë kontraktorëve. Dhe kjo gjë sapo ka filluar," i tha një burim brenda ARRSH-së Kapitalit. Arsyeja e këtij prokurimi gjigant pranohet hapur në vetë...
Burimi:
syri.net