Shifrat e prapavijës së Interit janë alarmante, të gjithë kanë bindjen se duhen përforcime në janar

Shifrat e prapavijës së Interit janë alarmante, të gjithë kanë bindjen se duhen përforcime në janar

Shifrat e Interit janë alarmante: në 10 vitet e fundit, vetëm një herë mbrojtja ka pasur statistika kaq të dobëta. Paraqitja zhgënjyese kundër Atalantës ishte prova e fundit e një reparti që i mungon lidershipi, si në aspektin karakterial, ashtu edhe në atë teknik. Chivu ka alternuar në qendër të mbrojtjes Akanji, Bisseck, Stones dhe Bastoni, pa arritur të gjejë stabilitetin e nevojshëm. Ndeshjet në të cilat zikaltërit kanë treguar siguri mbrojtëse numërohen me gishtat e njërës dorë. Problemi nuk kufizohet vetëm te mbrojtësit, pasi përfshin edhe mesfushën dhe krahët. Megjithatë, zëvendësimi i Acerbit dhe De Vrij nuk ka funksionuar. Akanji po kalon sezonin e tij më të dobët tek Interi, ndërsa Bisseck jep më të mirën në të djathtë dhe Bastoni në të majtë....