Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Ulet çmimi për naftën, benzinën dhe gazin

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Ulet çmimi për naftën, benzinën dhe gazin

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, ku nafta do të shitet me 6 lekë më pak për litër, ndërsa janë përcaktuar edhe çmimet e reja për benzinën dhe gazin. Sipas vendimit të marrë më 24 nëntor 2026, çmimi i naftës në pikat e shitjes me pakicë nuk do të jetë më shumë se 195 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal është caktuar në 183 lekë për litër. Edhe për benzinën janë përcaktuar çmime të reja. Ajo do të shitet me pakicë jo më shumë se 159 lekë për litër, ndërsa me shumicë 147 lekë për litër. Sa i përket gazit për automjetet, çmimi maksimal do të jetë 69 lekë për litër në shitjen me pakicë...