Zhvlerësimi i euros, pas 23 vitesh apartamentet fillojnë të shiten në lekë! Çmimet shtrenjtohen indirekt, ja çfarë thonë ekspertët
Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase. Për agjentët imobiliarë, ndryshimi i nisur prej 3 muajsh po shtrihet në të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme, përfshirë në shitblerjen e apartamenteve me kontrata porosie, të përfunduara dhe rishitje. Nga mesi i vitit 2016, euro filloi nënçmimin e pandalshëm, duke zbritur për herë të parë ditën e sotme nën kufirin e 90 lekëve. Në raport me nivelin maksimal historik prej 142,8 lekësh, të shënuar më 9 qershor 2011, monedha europiane është zhvlerësuar me rreth 37%, duke arritur një minimum të ri historik më 20 nëntor nën kufirin e 90 lekëve. Dritan Caka, kryetar i shoqatës NAREA (National Albanian Real Estate Association) dhe CEO i...
Burimi:
javanews.al