Ministri Gonxhja: 17% e buxhetit do të shkojë për shtresat në nevojë!

Ministri Gonxhja: 17% e buxhetit do të shkojë për shtresat në nevojë!

Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, deklaroi se 17% e buxhetit do të shkojë për “pensione, strehim, shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale”. “Unë dua t’ju jap vetëm një shpjegim të thjeshtë. Prodhimi i Përgjithshëm Bruto është rreth 30 miliardë euro. Nga këto, 17% shkojnë tek zërat pensione, strehim, shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale. Mbrojtja sociale natyrisht ka peshë më të madhe. Ky 17% përkthehet në 5.1 miliardë euro. Sa është buxheti i shtetit total? 10 miliardë euro. Pra, mbi gjysma e buxhetit të shtetit që vjen nga ekonomia e vendit shkon për këto zëra”, tha ministri në studion e “Off the Record”, në A2CNN. Sipas tij, “buxheti i shtetit vjen nga një nivel taksimi më i ulti ndoshta në kontinent dhe vjen i...