Sot mbahet seanca për Veliajn në GJKKO, gjykata pritet të vendosë edhe për operacionin në Tiranë!

Sot mbahet seanca për Veliajn në GJKKO, gjykata pritet të vendosë edhe për operacionin në Tiranë!

Sot në orën 10:00 (24 nëntor) mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Avokati i tij, Plarent Ndreca pritet të paraqesë kërkesat paraprake lidhur me procesin. Por, trupa gjykuese duhet t’i përgjigjet edhe kërkesës së Veliajt për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale në këmbën e krisur, në Tiranë, në një spital të zgjedhur prej tij, dhe jo në Spitalin Memorial të Fierit siç ia caktoi Drejtoria e Burgjeve, dhe që vetë ai e refuzoi ta kryente të hënën. Kryetari i bashkisë pritet të mos jetë i pranishëm fizikisht për shkak të gjendjes shëndetësore. Në seancën e kaluar, Veliaj kërkoi shtyrje prej pamundësisë për të marrë pjesë, por trupa gjykuese nuk e pranoi. Prokurori Ols Dado tha se kryebashkiaku nuk...