Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë shkaktuar problematika në Qarkun e Kukësit, ku situata më shqetësuese paraqitet në bashkinë e Tropojës. Një pjesë e bazamentit të rrugës në segmentin Bajram Curri-Cernicë është shembur, duke detyruar autoritetet të bllokojnë qarkullimin për shkak të rrezikut për drejtuesit e automjeteve. Sipas informacionit të raportuar nga strukturat e emergjencave civile, deri në orën 08:30 të datës 24 nëntor, në të gjithë territorin e qarkut gjatë ditës së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa gjatë natës janë regjistruar reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 700 metra. Problematika më serioze është konstatuar në kilometrin 2+680 të aksit Bajram Curri–Cernicë, ku është shembur bazamenti i rrugës. Pas vlerësimit teknik, është konstatuar rrezik për trupin...