Aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Peqin, shoqërohet shoferi! Këmbësori ende i paidentifikuar
Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në njoftim bëhet me dije se një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor i cili ka humbur jetën. Shoferi i automjetit është shoqëruar në polici teksa vijon puna për identifikimin e viktimës i cili dyshohet se është rreth 60 vjeç. Gjithashtu po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. “Elbasan/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për...
Burimi:
syri.net