Atentat me makinë bombë në Kolumbi, shpërthimi shkatërron ndërtesa publike, të paktën 12 të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Villavicencios në Kolumbi, ku një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer pranë selisë së Guvernatorit të departamentit Meta. Nga atentati kanë mbetur të plagosur të paktën 12 persona, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të së hënës, pranë sheshit Los Libertadores, në qendër të qytetit. Fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe sa shkatërroi fasadat e ndërtesave, theu xhamat, dëmtoi automjetet dhe la pas një numër të madh rrënojash. Sipas raportimeve të mediave lokale, vala goditëse përfshiu një rreze prej rreth 500 metrash. Një restorant në zonë u shkatërrua plotësisht, ndërsa dy biznese dhe disa automjete pësuan dëme të rënda. Të plagosurit u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalet e qytetit....
Burimi:
syri.net