Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në Kosovë. Statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në mesin e këtij viti investimet shqiptare në Kosovë kishin vlerën e 678 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i tretë më i madh në Kosovë, pas Gjermanisë dhe Zvicrës. Megjithatë, investimet nga Kosova në Shqipëri tashmë kanë arritur një vlerë më të lartë, prej afërsisht 773 milionë eurosh. Me këtë shifër, Shqipëria është me diferencë të konsiderueshme destinacioni kryesor i investimeve jashtë vendit nga subjektet e Kosovës. Investimet shqiptare në Kosovë janë të përqendruara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshmne, atë financiar dhe në industrinë nxjerrëse. Në fakt, shifra e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës është ndjeshëm më e...