Qarkullonin me ‘Audi’ të blinduar dhe armë zjarri, 4 të arrestuar, 2 prej tyre ushtarakë dhe 1 gardist (EMRAT)
foto ilustruese TIRANË- Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në automjet. Mes të arrestuarve janë një punonjës i Gardës së Republikës, Erion Rama dhe dy ushtarakët Leonard Murataj e Ernest Selmani. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti tip “Audi”, me të cilin udhëtonin katër shtetasit, u ndalua nga efektivët “Shqiponja” pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Gjatë kontrollit të automjetit të blinduar, u gjet një armë zjarri pistoletë, e vendosur në një çantë të zezë në pjesën e pasme të tij. Gjithashtu, një tjetër armë zjarri iu gjet punonjësit të Gardës gjatë kontrollit fizik, për të cilën po kryhen verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Qarkullonin me armë zjarri në automjet,...
Burimi:
zeri.ai