Sot seanca për Veliajn në GJKKO, shqyrtohet edhe kërkesa për operacionin…Kryebashkiaku refuzoi spitalin e Fierit

Sot seanca për Veliajn në GJKKO, shqyrtohet edhe kërkesa për operacionin…Kryebashkiaku refuzoi spitalin e Fierit

erion veliaj TIRANË- Sot do të mbahet seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliah. Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00, vokati i tij, Plarent Ndreca pritet të paraqesë kërkesat paraprake lidhur me procesin, ndërsa vetë kryebashkiaku pritet të mos jetë i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore. Gjithashtu, po në seancën e sotme, pritet që trupa gjykuese t'i përgjigjet edhe kërkesës së Veliajt për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Tiranë dhe jo në Spitalin Memorial të Fierit siç ia caktoi Drejtoria e Burgjeve, por që kryebashkiaku refuzoi të kryente të hënën. Të dielën, 22 nëntor, Veliaj refuzoi të paraqitej në spitalin Memorial të Fierit, për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në kuadër të përgatitjeve për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë....