Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

debore TIRANË- Temperaturat disa gradë nën zero kanë përfshirë verilindjen e vendit gjatë orëve të para të mëngjesit.  Situata më shqetësuese paraqitet në bashkinë e Tropojës, ku një pjesë e bazamentit të rrugës në segmentin Bajram Curri-Cernicë është shembur. Pas vlerësimit teknik, është konstatuar rrezik për trupin e rrugës dhe sigurinë e përdoruesve të saj, duke detyruar autoritetet të bllokojnë qarkullimin për shkak të rrezikut për drejtuesit e automjeteve. Temperatuarat kanë pësuar ulje të ndjeshme në Kukës, duke zbritur nga 4 gradë Celsius në qytet deri në -3 gradë në zonat e thella të banuara, mbi 900 metra mbi nivelin e detit. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat e thella malore. Problematika janë evidentuar edhe në rrugët...