E bujshme nga Lozana, CAS do konfirmojë sot Marokun si kampione e Afrikës!

E bujshme nga Lozana, CAS do konfirmojë sot Marokun si kampione e Afrikës!

Futbolli afrikan është në pritje të një vendimi historik. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) do të shpallë të martën vendimin përfundimtar për çështjen e shumëpërfolur të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 mes Marokut dhe Senegalit. Bëhet fjalë për një nga polemikat më të mëdha të futbollit afrikan, që nisi pas finales së 18 janarit 2026 në Rabat. Senegali fitoi fillimisht 1-0 pas kohës shtesë, falë golit të Pape Gueye, por ndeshja u shoqërua me kaos pasi futbollistët senegalezë braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar për Marokun në fund të kohës së rregullt. Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni i Apelit i CAF vendosi më 17 mars të përmbyste rezultatin, duke e regjistruar finalen me fitoren 3-0 në tavolinë...