Van Dijk: Fitorja ndaj United na jep vetëbesimin e duhur, tani duhet të përqendrohemi në Champions

Van Dijk: Fitorja ndaj United na jep vetëbesimin e duhur, tani duhet të përqendrohemi në Champions

24 Nëntor 2026 9:22 Telesport Virgil van Dijk beson se Liverpool zhvilloi një paraqitje pothuajse të përsosur në fitoren bindëse 4-0 ndaj Manchester United në Premier League, duke e përshkruar skuadrën si “të përsosur” që nga momentet e para të ndeshjes. “Të Kuqtë” përfituan nga përjashtimi i hershëm i Leny Yoro dhe më pas Dominik Szoboszlai dhe Florian Ëirtz gjetën rrugën drejt rrjetës. Në pjesën e dytë avantazhi u thellua më tej me golat e Rio Ngumoha dhe Victor Munoz. Kapiteni holandez theksoi mentalitetin e treguar nga skuadra, pavarësisht avantazhit numerik: “Kartoni i kuq, natyrisht, e ndryshoi pak rrjedhën e ndeshjes, por mendoj se ne i treguam qëllimet tona që në sekondën e parë”. Van Dijk vlerësoi intensitetin, presionin dhe angazhimin e shokëve të skuadrës...