Kriza në sulm e Bayern Munich pas dëmtimeve, klubi mendon një rikthim të bujshëm që në dhjetor
Një krizë në vijën e sulmit e ka shtyrë Bayern Munich të kthejë sytë nga e kaluara. Sipas “Sky Sport DE”, klubi gjerman po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Moting, i cili ka luajtur më parë për bavarezët në periudhën 2020–2024. Lojtari nga Kameruni, i cili aktualisht luan për New York Red Bulls, mund të jetë i disponueshëm si transferim i lirë. Mundësia e një ribashkimi vjen kryesisht si pasojë e situatës së vështirë në infermieri. Bayern ka humbur Ismaël Saibari për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj, ndërsa Harry Kane pësoi një dëmtim të ngjashëm gjatë ndeshjes kundër Këln. Gjithashtu, Serge Gnabry është jashtë fushave për shkak të një problemi...
Burimi:
telesport.al