Doué pas dëmtimit të rëndë: Jam i trishtuar dhe moment i vështirë, por është një mundësi për t’u rritur
Gjatë ndeshjes kundër Nice, sulmuesi i PSG, Désiré Doue, u detyrua të largohej nga fusha me barelë pas një përplasjeje aksidentale, duke bërtitur nga dhimbjet. Ato pamje ishin momenti më i dhimbshëm i fundjavës në futboll. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frikën më të madhe. Talenti i Paris Saint-Germain ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar, një goditje që të kujton dëmtimin që aktualisht e mban jashtë fushave Khvicha Kvaratskhelia. Pas valës së mbështetjes së marrë në orët e fundit, lojtari 21-vjeçar zgjodhi rrjetet sociale për të ndarë një mesazh personal. Teksa shprehu zhgënjimin e tij të thellë, francezi i ri tregoi gjithashtu një vendosmëri të fortë për t’u rikthyer. “Është një moment i vështirë. Ky dëmtim më trishton. Por jam i bindur se do të kthehem...
Burimi:
telesport.al