Maresca në dialektin napolitan: “Nuk kam folur kurrë me De Laurentiis. Allegri? Në Itali jemi të zotë të ankohemi…”

Maresca në dialektin napolitan: “Nuk kam folur kurrë me De Laurentiis. Allegri? Në Itali jemi të zotë të ankohemi…”

“A mund të bëhesha trajner i Napolit? Në mars, prill dhe maj pata kontakte me një klub italian, por jo me Napolin. Nuk kam folur kurrë me presidentin De Laurentiis dhe as me ndonjë përfaqësues tjetër të klubit”. Në prag të përballjes së Champions-it me Napolin, trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, mohoi se kishte qenë pranë klubit napolitan, por konfirmoi kontaktet me një tjetër skuadër italiane. “E ardhmja në Itali? Nuk i dihet kurrë, por këtu ndihem shumë mirë. Futbolli italian duhet të ndryshojë shumë dhe të bëhet më i guximshëm. Italia është e lidhur me të vjetrën në gjithçka, jo vetëm në futboll. Duhet guxim, përndryshe mbetesh prapa. Nuk besoj se Italia ka mungesë cilësie te të rinjtë. Nëse është kështu, do të...