Superkompjuteri “nuk i beson” Real Madridit në Champions, i jep vetëm 8.61% mundësi për të triumfuar

Superkompjuteri “nuk i beson” Real Madridit në Champions, i jep vetëm 8.61% mundësi për të triumfuar

Parashikimi i superkompjuterit të Opta-s për Champions League sjell një paradoks: Real Madridi konsiderohet një nga skuadrat më të sigurta për të dominuar fazën e ligës, por nuk bën pjesë në pesë favoritët kryesorë për fitimin e trofeut. PSG dhe Real Madridi kryesojnë aktualisht me nga 12 pikë dhe vetëm fitore. Megjithatë, sipas simulimit, favoriti kryesor për triumfin është Arsenali, me 21.05% mundësi. Pas tij renditen Bayern Munich (16.62%), PSG (13.26%) dhe Barcelona (11.36%). Rasti i veçantë i Real Madridit – Modeli parashikon që madrilenët ta mbyllin fazën e ligës me 19.86 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër. Gjithashtu, iu jep 99.06% mundësi për të kaluar në fazën e 1/8-ave dhe 96.55% për të përfunduar në tetë vendet e para. Megjithatë, në garën për...