Gonxhja me mesazh te koduar per Veliajn dhe socialistet: Kushdo ka rrugën e vet, eshte i lire ta ndjeke
Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, deklaroi se prioriteti kryesor i Partisë Socialiste është rikthimi sa më i shpejtë i funksionimit normal të Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, kryeqyteti ka nevojë për një drejtim të qëndrueshëm dhe funksional, ndërsa PS synon që drejtimi i ardhshëm i bashkisë të jetë në përputhje me vizionin e saj politik. Duke komentuar situatën e Erion Veliajt, Gonxhja u shpreh se shqetësimi i tij është fillimisht njerëzor, duke përmendur edhe problematikat shëndetësore dhe ndikimin që kjo situatë mund të ketë te familja dhe njerëzit e afërt të tij. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Veliajt në drejtimin e Tiranës, duke kujtuar se ka bashkëpunuar më herët me të, ashtu si edhe me kryeministrin Edi Rama, gjatë periudhave të ndryshme...
Burimi:
ntv.al