SHQIPERI-KOSOVE, SHBA HAP DOSJEN E NXEHTE
Një betejë e re gjeopolitike po merr formë në Ballkanin Perëndimor, ku përplasja mes Perëndimit dhe boshtit Rusi–Kinë–Iran po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë ushtarake, inteligjencës dhe sigurisë kibernetike. Në këtë skenar, Shqipëria dhe Kosova po marrin një rëndësi të veçantë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyrat për të forcuar mbrojtjen e rajonit, duke parë edhe nga ekspertiza izraelite. Në Kongresin Amerikan është paraqitur projektligji dypartiak “Balkans Security Cooperation Act”, me numër H.R. 10748, i propozuar nga kongresmeni demokrat Ritchie Torres dhe republikani Joe Wilson. Nisma synon të detyrojë Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin të përgatisin një raport të hollësishëm mbi marrëdhëniet e sigurisë që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar me Rusinë dhe Kinën që prej vitit 2012. Sipas analizës së...
Burimi:
ntv.al