Cannavaro paralajmëron Napolin: Kundër Manchester City duhet guxim, De Bruyne është nervoz
Fabio Cannavaro analizon përballjen me Manchester City në Champions: “Napolit i duhen guxim dhe intensitet”. Më pas, një mesazh për De Bruyne: “Yjeve iu takon të japin shembullin në kësi ndeshjesh”. Ndeshja e së martës mes Manchester City dhe Napolit do të jetë përballje mes kampionësh të mëdhenj, por edhe mes dy trajnerëve italianë, Enzo Maresca e Massimiliano Allegri. Për gazetën “Il Mattino”, ish-futbollisti i Napolit, kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 dhe aktualisht trajner i Uzbekistanit, Fabio Cannavaro, dha vlerësimin e tij për këtë duel. “Maresca ka marrë përsipër një trashëgimi shumë të rëndë. Nuk është e lehtë të jetosh çdo ditë nën krahasimin me Pep Guardiolën. Po has vështirësi, por kjo ishte e parashikueshme. Më pëlqen futbolli i tij sulmues dhe...
Burimi:
telesport.al