San Antonio e Lakes dominojnë renditjen në Perëndim, Philadelphia humbet por mbron kreun në Lindje

San Antonio e Lakes dominojnë renditjen në Perëndim, Philadelphia humbet por mbron kreun në Lindje

Ekipet e San Antonio dhe Lakers janë të parat që prekin kuotën e 15 fitoreve këtë sezon në NBA dhe udhëheqin renditjen në Perëndim. Spurs fituan 123-107 ndaj Sacramento, ndeshje ku shkëlqeu Stephon Castle, autor i 28 pikëve. Pa probleme fitojnë edhe Lakers, që në fushën e tyre mundën 109-94 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua Luka Doncic me 28 pikë. Fitore të rëndësishme korri Houston, që mposhti 116-104 Clippers, sfidë ku protagonist ishte Kevin Durant (32 pikë). Zhgënjen skuadra e Philadelphia, që në fushën e saj u mund 128-111 nga Portland, por vijon të kryesojë në Lindje. Për miqtë u dallua Deni Avdija me 31 pikë. Indiana, falë një loje të mirë kolektive, mundi 125-120 Oklahoma (Shai 38 pikë). Pas kohës shtesë fiton ekipi...