Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

Shpërthim me eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh

Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar një lokal në pronësi të një shqiptari në zonën e Nea Jonias, në Athinë, mëngjesin e kësaj të marte. Sipas gazetës greke “Protothema”, policia po kërkon dy persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmin me eksploziv ndaj biznesit në rrugën “Sinopis”. Kamerat e sigurisë së një biznesi tjetër kanë regjistruar shpërthimin, ndërsa hetuesit po mbledhin prova për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fasadën dhe ambientet e brendshme të lokalit, ndërsa vala goditëse ka dëmtuar edhe xhamat e bizneseve përreth. Lokali ndodhet në një lagje me dendësi të lartë banimi, pranë një stacioni autobusi, ku ka lëvizje të këmbësorëve që në orët e para të mëngjesit. Një prej...