Me makinë të blinduar dhe armë! Arrestohen 4 persona në Tiranë, mes tyre dy ushtarakë dhe 1 punonjës i Gardës (Emrat)
Katër persona, mes tyre dy ushtarakë dhe një punonjës i Gardës së Republikës, janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën duke qarkulluar me një automjet të blinduar, gjatë kontrolleve të policisë pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar për kontroll një automjet të markës “Audi”, në të cilin udhëtonin katër persona. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar një pistoletë brenda një çante të zezë, të vendosur në pjesën e pasme të mjetit. Një tjetër pistoletë është gjetur gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjeti 40-vjeçarit Erion Rama, punonjës i Gardës së Republikës. Në pranga kanë përfunduar 40-vjeçari Erion Rama, punonjës i Gardës së Republikës, 28-vjeçari Ilir Shyti, djali i Roland Shytit, i njohur me nofkën “Mustaqekuqi, si dhe dy...
Burimi:
gijotina.com