Atentati në Fier/ Humb jetën në spital nipi i Selami Hasanit, Jakup Hasani mori 3 plumba në trup
Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur mëngjesin e së hënës në lagjen “1 Maji” në Fier ka ndërruar jetë në spital. Hasani kishte marrë tre plumba në trup, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 09:40, pranë banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Matit”. Ky i fundit u ekzekutua me armë zjarri teksa ndodhej duke punuar në oborrin e banesës së tij. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 60-vjeçarit dhe nipit të tij, duke u larguar më pas me automjet nga vendi i ngjarjes. Pas atentatit, policia konstatoi një automjet në flakë...
Burimi:
gijotina.com